Futboll Premier League Sport

I SHPALL LUFTË “BAVAREZËVE”/ Arsenal gati 80 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar……

As Arsenali nuk heq dorë nga Nikolas Pepe sipas informacioneve që vijnë nga Franca.

PEPE

“Telefoot” raporton për një ofertë prej 80 milionë eurosh të “topçinjve” për sulmuesin e Lilës. Sulmuesi 24- vjeçar, i cili shënoi 23 gola në 45 ndeshjet e sezonit të shkuar, pasi ka mësuar për interesin e PSG-së që mund të shesë Nejmarin këtë verë, është joshur edhe nga ideja për të luajtur me skuadrën e Tuhelit.

Pepe ishte i grumbulluar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Afrikës deri të enjten, kur ata u eliminuan nga Algjeria me penallti. Por gjatë pushimeve ai do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e tij për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi krahu dhe dëshira e parë është Vilfrid Zaha, por Palas nuk e lëshon yllin e saj për më pak se 90 milionë euro. Unai Emeri po përpiqet të firmosë edhe me yllin e Sëlltikut, Kieran Tirnej, për të cilin ka bërë një ofertë 25 milionë paund, plus janë në garë edhe me Totenhemin, Junajtid dhe Liverpulin për sulmuesin 21- vjeçar të CSKA-së së Moskës, Fedor Çalov.

Related posts

JETA E RE E BOATENG/ Pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane (FOTO)

Delo.autor

U MBAJT NË GJENDJE ARRESTI PËR GJYSËM VITI/ Ronaldinjo nis jetën përrallore. Ja sa para ka fituar në liri

Delo.autor

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Benzema: Krenar për këtë ekip, triumfi në shtëpi është special

F.autor

Leave a Comment