Futboll La Liga Sport

ÇUDIA VJEN NË KANADA/ Lojtarët e Real Madrid stërviten të kapur dorë për dore (VIDEO)

Edhe pse mungon Zinedine Zidane, klubi i Real Madridi ka vazhduar përgatitjet parasezonale

“Los Blancos” janë duke qëndruar në Montreal të Kanadasë, ndërsa ditën e shtunë trajneri francez udhëtoi me urgjencë për në Madrid pasi vëllai i tij u nda nga jeta.

Në stërvitjen e sotme, futbollistët kanë bërë disa ushtrime që në të kaluarën mund të mos kenë qenë të njohura për ta. Ata ishin dy nga dy të kapur dorë për dore dhe vraponin në drejtim të topit.

Luka Modric ka munguar në stërvitjen e sotme, një ditë pasi u rikthye nga një goditje e fortë që mori në ditët e para në Montreal. 33-vjeçari ka nisur t’i shqetësojë Los Blancos, pasi deri më tani ka humbur 3 nga gjashtë stërvitjet e mundshme.

Por, trajneri Zinedine Zidane pritet të kthehet me kohë për ndeshjet parasezonale, që do të nisë gjithçka me 21 korrik kundër Bayern Munich.

Related posts

NJË TJETËR NDESHJE TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Armando Broja shkëlqen edhe ndaj Manchester United

Delo.autor

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

F.autor

DHJETË DITË MË PARË HUMBI JETËN NË LIQENIN E COMOS/ I jepet lamtumira e fundit Florijana Ismailit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment