Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO NË SUPERIORE/ Vllaznia e Laçi kërkojnë portierin e njohur lezhjan…

Elson Demi ka luajtur me skuadrën e Besëlidhjes në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, por edhe me Butrintin e vitin e shkuar me Ilirinë. Demi aktualisht është në kulmin e karrierës dhe oferat për të nuk mungojnë. Madje ka edhe ekipe të Superiores që duan shërbimet e tij.

Vllaznia, por edhe Laçi e duan “gardianin” shtatlartë që ta kenë në gjirin e vet. Elson Demi, aktualisht është  29 vjeç dhe synon që të provojë një eksperiencë në elitë nëse gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubeve që kërkojnë shërbimet e tij.

Demi aktualisht është me pushime dhe me shumë gjasa brenda javës që vjen pritet që të vendosë për të ardhmen e vet, madje e joshin skuadrat e Superiores. Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë…!

Related posts

TUDOR “NUK E SHPËTON” VLAHOVIÇ-IN/ Serbi dhe Juventus drejt “divorcit” në fund të sezonit

F.autor

BOTA FLET GJUHËN E MESSIT! Argjentina shpallet kampione! Franca u dorëzohet penalltive

F.autor

LARGOHET PAS NJË DEKADE FANTASTIKE NË “ETIHAD”/ David Silva e mbyll si kampion me Manchester Cityn

Delo.autor

Leave a Comment