Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I SHËNOI INTERIT NË MIQËSORE/ Futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit (VIDEO)

Leutrim Kryeziu i shënoi ditën e djeshme Interit të Antonio Contes në miqësoren e zhvilluar në Zvicër, mes zikaltërve dhe skuadrës së Luganos.

Në një prononcim për “Sporti në KTV”, talenti 20-vjeçar, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, tregoi se goli kundër skuadrës së Serisë A i dhuroi një ndjesi tepër të veçantë, teksa shpreson që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira te klubi i Luganos.

Kryeziu gjithashtu nuk e fshehu dëshirën për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, teksa zbuloi që ka biseduar edhe me trajnerin Challandes, dhe është gjithmonë gati për të veshur fanellën e “Dardanëve”.

“Ky gol më motivon shumë, pasi të shënosh ndaj Interit është një ndjenjë shumë e veçantë për mua. Ky gol do të më ndihmojë shumë edhe në karrierën time.

Jam duke punuar shumë mirë, besoj se do të më jepet hapësira në ekipin e parë dhe të arrij rezultate të mira. Synimi im është të luaj në ekip të madh në Europë, besoj se me punë do ta arrij edhe këtë sukses.

Kam biseduar me trajnerin Challandes dhe po pres ftesën. Nëse me jepet mundësia, unë gjithmonë jam i gatshëm që të jap më të mirën për shtetin tim”, ka thënë Kryeziu.

Related posts

ISH-YLLI I REAL MADRIDIT/ Guti zbulon ekipin e ëndrrave të kohës së tij dhe të së tashmes (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës godet në merkato, prezantohet sulmuesi që kushtoi…

Delo.autor

Formacionet e mundshme të El Clasicos numër 237-të, Barcelona si kampione pret Real Madridin

Sadik.Autor

Leave a Comment