Futboll

Bashkim Fino sulmon Top Channel pak minuta para emisionit ku përballet me Armand Dukën

Kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino akuzoi redaksinë e lajmeve në Top Channel se ka shtrembëruar deklaratën e zv. Presidentit të UEFA në prononcimin që ka dhënë për gazetarët. Sipas Finos, Surkis nuk ka përmendur në asnjë rast fjalën “politikë”, që Top Channel e ka në deklaratën e tij.
“Shtrembërimi i lajmeve nga “Top Channel” e quan Fino statusin e tij në rrjetet sociale që vazhdon si më poshtë:

“Kam vënë re disa tendenca të mediave të ndryshme për të bërë rolin e tifozit në zgjedhjet për president të FSHF. Por, asnjëherë nuk kam dashur që të cënohet vërtetësia e lajmeve. Fatkeqësisht, në lajmet e “TOP CHANNEL” është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis. Në radhë të parë përshëndetes qëndrimin e paanshëm dhe korrekt të UEFA-s. Në deklaratën e tij, zoti Surkis nuk e ka përmendur në asnjë moment fjalën politikë. Me dëshirën për të politizuar fushatën, kronika e “Top Channel” citon sikur ta ketë thënë zoti Surkis fjalën “politikë”. Keqardhje për mungesën e profesionalizmit”

Por nga një vëzhgim në faqen e internetit të Top Channel, ku është zbardhur i plotë lajmi për Surkis, nuk ekziston fjala “politikë”. As në tekstin e kronikës dhe as në prononcimin e zv.Presidentit të UEFA.

“Delegacioni ynë erdhi në Shqipëri me një mision paqeje, sipas udhëzimeve që kemi marrë nga presidenti i UEFA-s, zoti Ceferin. U takuam me kryeministrin: ishte një ndeshje që zgjati 90 minuta, por nuk kaloi shtesë apo penallti. E dëgjuam njëri-tjetrin dhe kuptuam pozicionet e secilës palë. Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin, pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativave të palëve të treta për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: të nënvijëzojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat nuk lejojnë ndërhyrjen e palëve të treta në procesin zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka deklaruar Surkis sipas zbardhjes që i ka bërë Top Channel deklaratës së tij.

 

Related posts

NDODH EDHE KJO/ GAFA e tifozëve të MILANIT në rrjetet sociale, ofendojnë KALINICIN e gabuar

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Derbi i dhuratave, ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Shtatë MREKULLITË e para të Kampionatit Botëror: Nga Coutinho e RONALDO tek Mertens

Sadik.Autor

Leave a Comment