Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Nuk gjendet gjuha e përbashkët, Milani vlerëson shitjen e mesfushorit Kessie në muajin janar

Nuk është gjendur gjuha e përbashkët dhe Milani po vlerëson shitjen e Fronk Kesi që në sesionin e muajit janar.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është më ai lojtar që ka udhëhequr Milanin drejt Champions-it dhe është me “valixhe në duar”.

Skadenca e kontratës është më 30 qershor 2022, por kuqezinjtë nuk duan kurrsesi që ta humbasin me zero dhe dëshirojnë që nëse nuk arrihet një marrëveshje në momentet e fundit do ta largojnë që në muajin janar.

Kuqezinjtë ofrojnë 6,5 milionë euro ndërsa kërkesa e liderit të mesfushës është 8 milionë, një kërkesë që sipas Maldini &Co është shumë e lartë. Gjatë këtij sezoni Kesi është aktivizuar në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Related posts

Vardy: Në fushë jam një makth, ata më ofendojnë dhe unë…

Isa.Autor

Kunati i Icardit gjen skuadër në Itali

Sadik.Autor

“FITOI VËMENDJEN E SHUMË KLUBEVE TË MËDHA”/ Marotta “thumbon” Lautaron, fjalë të mëdha për Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment