Futboll Kombëtarja Sport

Strakosha rrëfehet: Ja ku duhet të përmirësohet Tomasi, shpresoj që Superioren ta fitoj…

Foto Strakosha ka treguar disa “sekrete” të profesionit dhe i ka dhënë disa këshilla djalit të tij që luan te Lacio, Tomasit. Ky i fundit është kritikuar së fundmi në derbin kundër Romës. Fotua gjithashtu rrëfen për “SuperSport” se kush shpreson ta fitoi Kategorinë Superiore.

Stadiumi apo ekrani ?

“Stresi nuk ndryshon gjithsesi, mbetet i njëjti kur ndjek një derbi. Është më e vështirë në televizor sepse nuk arrin të shikosh gjithë gjerësinë e fushës. Ekrani tregon vetëm pjesën kur topin shkon te porta.”

Golat e pësuar ndaj Romës…

“Nëse do të korrigjohët apo të bëhët më i mirë, vërtet duhet komplimentuar, porn në rradhë të parë duhet të shikojë gabimet nga vetja, duhet të rritet. Kjo është në edukatën e punës së Tomit.”

Çfarë mund të bënte te rasti i Kolarov ?

“Pozicionin ku ishte vendosur. Pa u nisur ende Kolarov, 2-3 lojtarë ishin përpara murit mbrojtës dhe 2-3 të tjerë shkuan për ti markuar. Është i detyruar të shohë topin në atë moment. Duhet të ishte pozicionuar më tepër nga e majta e tij. Diskutuam për ndeshjen një ditë pas derbit. Jam i bindur që ai e ndjen shqetësimin e familjes dhe te babit, por me bindje them që Tomi e ka kuptuar vetë ku ka gabuar.”

Ishit për të tërhequr një çmim për Tomasin në “Ambasadorët e Sportit” ?

“Gëzimi dhe kënaqësia janë të dyfishta, Njeriu më i denjtë për ta marrë shpërblimin ishte bashkëshortja ime dhe nëna e Tomit, sepse ishte edukata që ajo i ka mësuar gjatë këtyre viteve. Ishte rastesi e bukur që Tomi nuk mund të vinte sepse kishte ndeshje dhe çmimin e mori nëna e tij.”

Ofertat për Tomasin, Tare tha nëse Alison kushton 80 milionë euro, atëherë Strakosha kushton 81…

“Çmimin e di Lacio. Ai është pjesë e ekipit për këtë vit dhe për 3 vitet e ardhshme. Tomi është i lumtur që është pjesë e atij klubi. Nuk mund të themi dot kush është i interesuar nga momenti që nuk ka asgjë zyrtare.”

Talentët Shqiptarë në Greqi ?

“Shikon shumë talente të ardhur nga ekipet zinxhir dhe besoj se në të ardhmen do të kenë nivel. Vështirësia qëndron nga hapi që do të bëjnë nga ekipi i të rinjve te ekipi i parë. Më shqetësues është fakti që nuk ka prurje nga Italia, sepse aty mund të vijnë më tepër lojtarë cilësorë.”

Kategoria Superiore, si e shikoni ecurinë e Partizanit ?

“Është për të ardhur keq kur emra si Dinamo, Partizani apo Vllaznia të mungojnë nga kampionati shqiptar. Për Dinamon është një histori e dhimbshme, jo vetëm për mua, por edhe për kundërshtarët tani. Partizani këtë sezon po tregon vlera pozitive dhe se dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj të kenë vazhdimësi. Do të kisha dëshirë dhe ndonjë qytet tjetër jashtë Tiranës, për shembull Flamurtari, shpresoj që ndoshta ata ta fitojnë”.

Related posts

Hamburgu i Mavrajt, një bebe mban peng formacionin

Q.Autor

Kompania ajrore meksikane falenderon Korenë për ”nderin”: 20% ulje për…

Sadik.Autor

Çudira shqiptare, dy trajnerët kampionë largohen të parët

Sadik.Autor

Leave a Comment