Futboll La Liga Sport

MESSI APO CRISTIANO RONALDO? Carvajal jep përgjigjen që nuk pritej

Dani Carvajal i ka harruar shpejt momentet që kaloi me Cristiano Ronaldon, pasi nuk e konsideron portugezin si më të mirë në krahasim me Lionel Messin.

Carvajal fillimisht i konsideron të dy lojtarët të pakrahasueshëm, por mendon se Messi ka aftësi më të mira pasimi krahasuar me CR7-ën.

“Mendoj se Messi dhe Cristiano janë të pakrahasueshëm”, tha ai.

“Ata janë dy nga lojtarët më të mirë në histori, por janë shumë të ndryshëm. Messi është një lojtar që gjeneron më shumë futboll, ai ka një vizion më të mirë për një pasim.

“Messi është një lojtar i cili ka gjithnjë topin e mbërthyer në këmbët e tij dhe ai gjithmonë gjen hapësirë. Cristiano është një lojtar i cili fokusohet në futjen në zonë dhe në shënimin e golave. Ai është një shkatërrues. Ata janë të ndryshëm por në të njëjtën kohë janë kaq të mirë”, deklaroi Carvajal.

Ky i fundit për më tepër zgjodhi Raul mbi Ronaldo si lojtarin më të mirë në histori të Real Madrid.

Related posts

SHOKOI TË GJITHË ME SULMIN NË ZEMËR/ Presidenti i Portos zbulon se çfarë do të bëjë Iker Casillas

Delo.autor

E ARDHMJA E SADIKUT NË TURQI/ Sulmuesi i Kombëtares drejt Trabzonsporit, ja shifra e akordit

Delo.autor

Mirabelli: Në vezën e Pashkëve është kontrata e Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment