Futboll Sport

E ARDHMJA E COUTINHOS NË DILEMË/ Braziliani do të largohet nga Barcelona për tek klubi…

E ardhmja e Coutinho ka qenë e lidhur me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi nuk kaloi një sezon të mirë.

Nga mediat spanjolle dhe franceze raportohej se, braziliani mund të përdorej nga skuadra “katalanase” për të arritur tek Neymar.

Zërat e largimit të Coutinhos përforcohen akoma edhe më shumë për shkak se lojtari brazilian së fundmi ka fshirë nga ‘bio’ e tij në Instgram si një lojtar i Barcelones.

Coutinho nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur kaloi te gjigantët katalanas, aq më pak ka justifikuar 142 milionë stërlinat e paguara për të nga Barcelona.

Për pasojë, gjasat janë që të kërkojë një destinacion tjetër. Emri i tij lakohet edhe te Chelsea, si zëvendësuesi i Eden Hazard, ashtu si te “Djajtë e Kuq”.

Related posts

MERKATO NË SUPERIORE/ Zbuloni lëvizjet e bëra deri tani, ja skuadra që i janë larguar 12 lojtarë…

Delo.autor

RONALDO “ndez” JUVEN/ Kisha pak ankth për GOLAT, fiksim kam CHAMPIONSIN

Isa.Autor

VIDEO/ Gjermania fitore jo bindëse para Kupës së Botës, shkëlqen Neuer

Sadik.Autor

Leave a Comment