Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Shkarkohet Seedorf pas eliminimit të Kamerunit

Clarence Seedorf është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kamerunit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i sporteve në Kamerun, Narcise Mouelle, i cili tha se eliminimi nga 1/8-at e Kupës së Afrikës i ka kushtuar shumë ish-mesfushorit të Milanit.

“Kam folur me presidentin në lidhje me dispozitat e kontratës, pasi ekipi ynë Kombëtar ka bërë një loje monotone, jo efikase dhe të lexueshme lehtë. Nuk kemi një lider real dhe eliminimi nga Kupa e Afrikës, ka vërtetuar paaftësinë e trajnerit tonë duke mos arritur të mbajë grupin dhe disiplinën. Kështu, arritëm në përfundimin se ai nuk është për këtë punë”, u shpreh ministri Kombi.

Seedorf në krye të Kamerunit kishte ndihmës holandezin tjetër, Patrik Klaivert.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc optimist: Ferrari në Silverstone si Italia në Europian

Delo.autor

YLLI ULLSIAN NUK ËSHTË NË PLANET E REAL MADRID/ Bale lëshon “bombën”: Nëse ata duan që të largohem, duhet të më…

Delo.autor

Guardiola do të përballet me një rrezik spanjoll kundër Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment