Futboll La Liga

Skuadra kineze befason Barcelonën, ia ‘prish’ mendjen Mascheranos me pagën e majme

E ardhmja e Javier Mascheranos mbetet një çështje e nxehtë në kampin e Barcelonës. Futbollisti argjentinas ka kërkuar largimin me konsensus, pasi dëshiron të luajë më shumë, për të patur mundësinë e grumbullimit nga trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, në “Rusi 2018”.

Nga ana tjetër drejtuesit “Blaugrana” duan që ai të qëndrojë pas emergjencave të fundit në fazën mbrojtëse. Por nuk është vetëm dëshir për të luajtur në vazhdimësi arsyeja që e shtyn Mascheranon të transferohet në kampionatin kinez. El Mundo Deportivo ka zbuluar se Habei Fortune, që drejtohet nga trajneri kilian, Manuel Pellegrini, i ofron 6 milionë euro në sezon, pagë kjo më të lartë se shuma që 32-vjeçari përfiton aktualisht te Barça.

Related posts

JO VETËM LOJTAR UNIK/ MESSI edhe një baba shembullor. I merr vetë fëmijët në…

Isa.Autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon Lukaku

Delo.autor

TRONDITET LIVERPOOL/ Mesfushori Keita është i bllokuar në vendin e tij nga lufta civile, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment