Futboll Seria A Sport

DE LIGT LOJTARI I RI I JUVENTUS/ Flet agjenti Raiola: Ka mentalitetin e Nedved dhe ambicien e…

Matijs De Ligt është tashmë një lojtar i Juventusit dhe në Torino ka momente deliri. Me të së bashku në Itali, ka shkuar dhe Mino Raiola agjenti i lojtarit, i cili ka folur për këtë transferim dhe jo vetëm. Përpara mikrofonit të “Tuttomercato.ëeb”, Railoa foli për këtë transferim të bujshëm.

De Ligt? “Tashmë ai është në mesin e më të mirëve, pastaj do pak më shumë kohë të provojë që është numri 1 dhe në nivele të larta. Është një lojtar që ka mentalitetin e Nedvedit dhe mund të them që ka ambiciet e Ibrahimoviçit”.

Përshtatja me Kielinin dhe Bonuçin? “Kampionët e mëdhenj gjithmonë jetojnë së bashku”.

Kërkesa e Ronaldos? “Nuk e di nëse Ronaldo i ka thënë të bashkohet me të te Juventusi, duhet të pyesni atë”.

Moise Ken? “Është në të njëtin nivel me De Ligt. Është një kampion i madh, le të shohim të ardhmen”.

Këshillat për De Ligt? “Zgjedhja për t’u tranferuar te Juventusi ishte një zgjedhje e konsideruar, nuk ishte një bisedë e një dite. Ishte një proces, nuk ishte një sugjerim”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Alegri konfirmon: Ja si e festuan lojtarët humbjen ndaj Atleticos

Delo.autor

SKANDAL NË AMERIKË/ Grushte dhe kapje nga flokët, tifozet përfshihen në sherrin masiv në shkallët e stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Mbyllen 120 minuta: Anglia dhe Kolumbia i drejtohen penalltive

Isa.Autor

Leave a Comment