Futboll Seria A Sport

“TANI MË PËLQEN”/ Po bëhet virale, Sarri ekzaltohet me kombinimet e CR7 dhe Higuain (VIDEO)

“Oh, tani më pëlqen”. Mauricio Sarri është shprehur në këtë mënyrë dhe dëgjohet qartë zëri i tij, teksa gjatë seancës së djeshme ka parë në aksion disa kombinime të shpejta mes Kristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuainit.

Videoja, në të cilën aksioni mes portugezit dhe argjentinasit përfundon me golin e “Pipitas” është bërë virale në median italiane. Trajneri i ri i Juventusit duket shumë i kënaqur nga ato çfarë ka parë në stërvitje mes dy sulmuesve, edhe pse për momentin duket e vështirë që këto kombinime mes CR7 dhe Higuainit të vazhdojnë gjatë, duke qenë se fati i argjentinasit duket i shënuar, pasi atij i kërkohet që të gjejë një klub tjetër. Gjithsesi, në futboll nuk i dihet kurrë…

Related posts

SHKËLQEN NË KROACI/ Mesfushori Selahi e bën “sefte”, gjen rrugën e rrjetës në “derbin” ndaj Dokës (VIDEO)

Delo.autor

INTER E “DËBOI” PAS 1 SEZONI/ Diego Godin rrëfen motivin që e shtyu drejt ishullit të Sardenjës

Delo.autor

NGO TEK TIRANA/ Flet agjenti: Lojtari u ndie i fyer nga deklarata e Halilit, ja si mund të rikthehet

Delo.autor

Leave a Comment