Futboll Premier League

Arsyeja pse Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i Chelsea-t sezonin tjetër

Megjithëse Chelsea më në fund mori sulmuesin që kërkonte gjatë gjithë janarit, mesa duket Conte nuk do të mundet ta shpëtojë postin e tij.

Italiani ka qenë në prag krize gjatë gjithë sezonit aktual.

Image result for conte

Që nga momenti që skuadra e tij u mund nga Arsenal në Community Shield ajo nuk ka qenë më e njëjta.

Në klub ka një ndjesi që ai do të shkarkohet në fund të sezonit dhe e vetmja gjë që mund t’i shpëtojë punën është triumfi në Champions League, diçka që nuk ka shumë gjasa të ndodhë.

Fakti që Conte fitoi titullin vitin e kaluar duke befasuar të gjithë dhe finalja e FA Cup do të harrohet shumë shpejt nga pronari i Bluve.

 Chelsea owner Roman Abramovich is notoriously ruthless

Abramovich njihet si një pronar i paskrupullt dhe ka shkarkuar emra si Mourinho dhe Ancelotti në të shkuarën.

Conte është një trajner kokëfortë, dhe shpeshherë ka kritikuar drejtuesit me deklaratat e tij të kamufluara. Drejtuesit kanë dëgjuar me vëmendje, dhe nëse situata nuk ndryshon në ndeshjet e ardhshme, shkarkimi i tij mund të vijë edhe përpara se të përfundojë sezoni.

Related posts

Lionel Messi e kalon Cristiano Ronaldon

Q.Autor

NGA UDHËTIMET AJRORE TEK MAKINA TË BLINDUARA/ Maradona dorëlëshuar, ja shpenzimet marramendëse për të afërmit dhe miqtë

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi merr vendim për Mirel Josën, trajneri…

Delo.autor

Leave a Comment