Futboll I pakategorizuar Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Arsenal mposht Bavarezët në “International Champions Cup 2019” (VIDEO)

Arsenali e ka nisur në mënyrën të shkëlqyer aventurën në trofeun miqësor “International Champions Cup 2019”.

“Topçinjtë” mposhtën 2-1 skuadrën e Bajernit të Mynihut ndërsa të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Arsenal kaloi në avantazh falë autogolit të 17-vjeçarit, Louis Poznanski (49’), ndërsa rezultati u baraspeshua me anë të sulmuesit Robert Lewandowski (71’).

Fitoren ekipit të Emeryt ia siguroi Edward Nketiah (88’) dy minuta para fundit të takimit.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është ndaj Fiorentinës, kurse ‘Bavarezët’ përballen me Real Madridin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SPARTA PRAUGE/ Pioli: Nëse vazhdojmë kështu, do ta kem shumë të vështirë

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Rikthehet INTERI i madh, zikaltërit gjejnë një MODRIÇ të “ri”

Isa.Autor

Leave a Comment