Futboll Sport

PREJ 3 VITESH NË KINË/ Ish-mesfushori i Inter pranë rikthimit në Serinë A tek…

Fredi Guarin, ish-mesfushori kolumbian i Interit është gati të rikthehet në Itali. Ai pritet të veshë sërish ngjyrat zikaltër, këtë herë jo të Interit, por të Atalantës.

Siç raporton “Sport Mediaset”, 33-vjeçari ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën kineze të Shangai Shenhua dhe Atalanta ka nisur të mendojë për një transferim të mundshëm.

Kujtojmë që mesfushori kolumbian ka qenë pjesë e skuadrave si Porto dhe Interi, ku ka pasur një karrierë të mirë në Europë. Prej tre vitesh ai është në Kinë dhe tashmë ndjen nevojën të bashkohet sërish në futbollin europian.

Atalanta po e vëzhgon me imtësi këtë rast dhe kërkon që t’i bëjë tre lojtarët kolumbian në ekip, duke bashkuar Guarin-Zapata-Muriel.

Related posts

NDIZET ALARMI TEK JUVENTUS/ Shtohen problemet për trajnerin Allegri, Italia i dëmton sulmuesin…

Delo.autor

EKSOD TEK MILANI/ Agjenti i Susos takohet me klubin e madh anglez

Isa.Autor

ZYRTARE/ Qeveria spanjolle merr vendimin, shtyhet ndeshja e Real-it dhe Atletico-s

Delo.autor

Leave a Comment