Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Gega: Ta harrojmë atë që ndodhi, shpresoj që…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli  pas triumfit ndaj Skënderbeut në kampionat, ku u shpreh:

Ku mendon se e fitove këtë sfidë me Skënderbeun?

Herën e parë, presioni na vuri në gjumë. Ishte një javë e vështirë. Kemi gabuar 5 ndeshje për 3 faze. Fitorja e Kukësit mbasi ndikoi për mirë. I thirrëm vetes dhe mendjes. Ta harrojmë atë që ndodhi. Nuk jemi perfekt, edhe sot nuk ishim perfekt. Dhamë maksimumin dhe u shpërblyem.

Ankesat e shumta dhe goli i anuluar…

Për mua është faull. Rexhepi ka shtyrë të dy. Kur je live, nxitohesh, por unë mendoj se Rexhepi ka vënë duart te kundërshtari.

3 humbjet me Luftëtarin…

Të jem i sinqertë as unë nuk jam në gjendje t’i jap shpjegim. Të humbësh në futboll nuk është turp. Është një ngecje, ose diçka që nuk e ke bërë mirë punën. Fjala turp më vret. Mbas humbjes së parë me Gjirokastër luajtëm me Kukësin dhe reflektuam. Kemi diferenca në pikë, por nuk janë diferenca të ekipeve.

Humbja në kampionat është pjekuri. Lojtarët janë pjesë e familjes sime, kaloj shumë kohë me ta. Atanda gaboi në 3 raste, gjatë analizës kam bërë gjithë ekipin fajtor. Ky ekip nuk ka ardhur rastësisht këtu ku jemi. Gabuam në një moment jo të përshtatshëm. Shpresoj që deri kur të vijë ndeshja e radhës të jemi të qartësuar dhe të mos bëjmë asnjë gabim tjetër.

Më ka thënë një mik i përbashkët, hallet me familjen, festën me të tjerët. Unë nuk kam Facebook, nuk kam Instagram. I druhesha presionit të mediave dhe rrjeteve sociale. U mundova gjatë gjithë javë tua mbush mendjen se vetëm ne bashkë mund ta kalojmë këtë ngërç. Nuk i kemi në dorë fitoret as humbjet e Kukësit. Nëse ndalon në këtë periudhë të kampionatit, është diçka e mirë.

Related posts

PO TREGON KUALITET NË FUSHË/ Mbrojtësi i Juves me statistikat e një numri 10…

Isa.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bashkë me Messin, Barcelona mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

Delo.autor

Nuk mbarojnë vlerësimet për Taren, tani ish-interisti ka dy fjalë për shqiptarin

Q.Autor

Leave a Comment