Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Andras Herceg paralajmëron: Duam të fitojmë ndeshjen, jo të…

Andras Herceg nuk e qetëson avantazhi 2-0 i ndeshjes së parë të skuadrës së tij përballë Kukësit. Trajneri i Debrecenit është i mendimit se ekipi shqiptar mund të jetë një kërcënim real, ndaj ka bërë të qartë se ekipi është i përgatitur për të luftuar që në fillim e për të mos lënë më hapësira.

“Edhe pse ne kemi një avantazh të ndjeshëm, nuk pres një ndeshje të lehtë në Shqipëri. Do të ishte një gabim i madh nëse dalim në fushë më duar në xhepa. Duam të fitojmë ndeshjen, jo të rrimë në mbrojtje. Jam i sigurt se rivalët do të na vendosin nën trysni të madhe, ndaj duhet të luajmë mirë,
duhet të guxojmë të luajmë futboll dhe do të jetë shumë e rëndësishme që ne të përdorim sa më parë të jetë e mundur potencialin që kemi.

Në pjesën e parë ata gjetën hapësira pasi ua lëshuam. Duhet të mbyllim këto hapësira tani, por të mos heqim dorë as nga kundërsulmet. Kukësi ka ekip të mirë, lojtarë të rrezikshëm në sulm dhe duhet të luajmë në mënyrë sa më të disiplinuar të mundshme. Torino? Nuk e mendojmë se për momentin kundërshtari ynë është Kukësi”, tha trajneri i hungarezëve.

Related posts

“DO TË IKI NË OQEANI NËSE LIVERPOOL DEL KAMPION”/ Ish-mbrojtësi anglez “zhduket” pas suksesit të “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

Sadik.Autor

SHPËRDOROI SHANSIN E JETËS ME BAYERN/ Sot punon për të paguar kurat e vajzës

Delo.autor

Leave a Comment