Futboll Seria A Sport

DE LIGT U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ Ja kronologjia e një telenovele të “nxehtë” vere (FOTO)

Gjithçka nisi në mesin e dhjetorit 2018, konkretisht në datën 16, kur Matajs De Ligt u shpall dhe fitoi trofeun “Golden Boy”, si talenti më i mirë në qarkullim, i cili organizohet nga e përditshmja torineze “TuttoSport”. Në sallë, në mënyrë të çuditshme nuk mungonin presidenti dhe zëvendësi i tij, Andrea Anjeli e Pavel Nedved, si dhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi.

Dy të fundit nuk ngurruan që ta urojnë fituesin, ndërsa “padroni” bardhezi u mor me babain e Matajsit, Frenk De Ligtin, të cilin e ftoi për vizitë në qendrën stërvitore bardhezi, në “Allianz Stadium” dhe madje edhe në vilën e tij. Ndërsa kronologjia e bisedimeve vijon si më poshtë:

10 prill – Luhet vajtja në Amsterdam, Ajaks-Juve përfundon 1-1, me gol të Ronaldos.

16 prill – Ndeshja e kthimit, e njëjta portë si në atë të Ronaldos. Vendos De Ligt që eliminon Juventusin dhe ashtu si CR7, tifozët e duartrokasin.

de ligt

22 maj – Panorama ndryshon, pasi në një intervistë për revistën “Voetbal”, De Ligt thërret për herë të parë në apel Ronaldon: “Nga Kristiano mora një mësim taktik të rëndësishëm në ato 180 minuta”.

26 maj – Në Holandë nisin zërat, Ronaldo e ka telefonuar për ta falënderuar për fjalët që De Ligt kishte shprehur në intervistë: “Ku e shoh veten sezonin tjetër? S’e di, sepse Premier Liga është një kampionat i madh, Liga gjithashtu. Por nuk është një zgjedhje vetëm mes këtyre dy kampionateve. Madje, mund të vendos që të qëndroj edhe tek Ajaksi”.

26 maj – Sërish në këtë ditë, del një intervistë tjetër ku De Ligt nënvizon: “Ronaldo ka qenë idhulli im, sidomos kur luante për Junajtid. I vogël doja të isha si ai. Madje, edhe bluzën e parë sportive kam pasur atë të Junajtid me emrin e Ronaldos”.

9 qershor – Takimi që bëri kthesën. De Ligt takon idhullin Ronaldo, me rastin e finales së Ligës së Kombeve, por këtë herë fitoi CR7 dhe i parakaloi përpara syve me trofeun. Gjithsesi, juventini i afrohet pas ndeshjes dhe e fton zyrtarisht: “Do të vish te Juventusi apo jo?” Këtë bisedë e konfirmoi edhe vetë holandezi.

De Ligt Ronaldo

22 qershor – Menaxheri Raiola hap zyrtarisht bisedat me Juven dhe kërkon vënien e klauzolës. Juventusi aprovon dhe këtu nis e gjitha në dishezë, duke i ofruar edhe një pagë stratosferike lojtarit që bindet për të luajtur në Torino.

25 qershor – De Ligt nis pushimet në Bahamas së bashku me De Jongun, blerjen e re të Barcelonës. Aty i bashkohet edhe Pike, por mbrojtësi ua mbyll përfundimisht portën katalanasve, pasi i sqaron kapitenit të spanjollëve se ka zgjedhur Juventusin.

3 korrik – Juventusi merr garancitë e De Ligt, pasi në Torino e presin 12 milionë euro rrogë për 5 vite. Dhe italianët bëjnë ofertën e parë: 55 milionë, plus 10 bonuse. Ajaksi përgjigjet: 75 milionë!

6 korrik – Këtu marrin fund të gjitha amnezitë: De Ligt telefonon vetë Sarrin për të kuptuar më shumë se çfarë aspektesh taktike e presin në Torino dhe Juventusi bën sakrificën e radhës.

8 korrik – Menaxheri Raiola del hapur: “De Ligt ka mbyllur çdo akord me Juven, por tani presim që ta zgjidhë me Ajaksin.

15 korrik – Mbyllet gjithçka: “De Telegraaf” specifikon se Juvja ka plotësuar kërkesën ekonomike: 70 milionë plus 5 bonuse. Lojtari do të zbarkojë në Torino të martën në mbrëmje dhe dje kreu vizitat mjekësore siç ishte nënvizuar.

Related posts

Tottenham pranë blerjes së super talentit të Barcelonës

Sadik.Autor

Njihuni me Les Herbies, skuadrën që do të sfidojë PSG në finalen e Kupës

Sadik.Autor

Sot, Schweinsteiger luan duelin kundër Bajernit të Mynihut

Isa.Autor

Leave a Comment