Futboll Sport

PAS ZYRTARIZIMIT/ De Ligt prezantohet me fanellën e Juventus

Juventus njofton se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Talenti holandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serisë A të cilët kanë paguar 75 milionë euro.

Pas zyrtarizimit, dita e sotme i është kushtuar vëmendje të veçantë De Ligt i cili në orën 10:00 do të prezantohet me fanellën e Juventusit në ambientet e “Allianz Stadium”.

Më pas 19-vjeçari holandez do të flasë në konferencë për mediat si lojtar i “Zonjës së Vjetër”.

De Ligt nga kjo kontratë do të përfitojë një pagë 10.5 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në skuadër pas Ronaldos.

Related posts

GARË PËR TITULLIN E SERISË A/ Reja “snobon” Milanin: Napoli, i vetmi konkurrent i Interit

Delo.autor

“SHUMË LOJTARË NUK KISHIN MOTIVIMIN E DUHUR”/ Trajneri Shaland: Pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës

Delo.autor

“JEMI TË KËNAQUR…”/ Trajneri i Norwich City me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Delo.autor

Leave a Comment