Futboll Sport

LËSHON “TENTAKULAT” NË GJERMANI/ Barcelona kërkon të “rrëmbejë” lojtarin e “bavarezëve”…

Barcelona është një ndër skuadrat më aktive në merkato, pasi deri tani ka bërë dy “goditje” të rënda me Grimzanin dhe De Jong, madje projekton të tretën me Nejmarin.

Por, katalanasit nuk ndalen me kaq dhe kanë hedhur sytë nga Bajerni dhe te David Alaba. Siç raporton “Mundo Deportivo”, mbrojtësi i krahut te Bajerni, është një zgjedhje e vet trajnerit Ernesto Valverde.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2021 te Bajerni dhe bavarezët vështirë se do ta lëshonin pa një shumë të majme.

Alaba tashmë ka shumë konkurrencë në mbrojtje, pasi me ardhjen e Pavard dhe Hernandez gjërat nuk janë më njëlloj për austriakun.

Related posts

Zyrtare/ Merkato e Flamurtarit: Dy rinovime dhe një largim

Sadik.Autor

Jose Mourinho me superlativa për dy ish-madrilenët, portugezi injoron Januzaj

Q.Autor

LAJME TË MIRA PËR GUARDIOLËN/ Infermieria e Manchester Cityt boshatiset, ja lojtarët që rikthehen në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment