Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ICARDIT LARG “ZIKALTËRVE”/ Napoli e josh me një … shkëmbim

Kriza e Mauro Icardit te Inter duket se i ka ardhur fundi.

Heqja e shiritit të kapitenit dhe largimi nga skuadra para fundit të kampionatit e ka lëkundur pozitën e argjentinasit, që nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ri. Juventus ka qënë favoriti kryesor për të firmosur me ish-sulmuesin e Sampdorias, por në ditët e fundit ka të tjera hipoteza. Napoli ka shfaqur interes dhe marrëveshja duket pranë.

Burime nga “La Repubblica” dhe “Corriere della Sera”  pohojnë se Napoli po e kërkon me ngut 26 vjeçarin dhe madje kanë ofruar edhe futbollistë në shkëmbim.

Edhe pse është një prej futbollistëve më të mirë të sezoneve të fundit, jugorët janë të gatshëm të heqin dorë nga Lorenzo Insigne, vetëm e vetëm që Icardi të transferohet në “San Paolo”.  Mbetet të shihet se si kush do të jetë e ardhmja e Icardit, për të cilin ka pas interes edhe nga PSG.

Related posts

Prapaskenat/ Pogba: Ja pse refuzova Realin për United

Q.Autor

LIVE/ Starton ndeshja në Gjirokastër, Luftëtari dhe Tirana luajnë vetëm për 3 pikë

Isa.Autor

KLUBI HISTORIK HOLANDEZ NË KRIZË/ Futbollistëve u kërkohet ulje rroge për herë të dytë brenda 1 viti

Delo.autor

Leave a Comment