Futboll Seria A Sport

HERNANDEZ DEBUTON ME GOL NË AMERIKË/ “Kuqezinjtë” zhgënjehen në miqësoren ndaj Novarës

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj Novarës. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Stropës në minutën e 14-të nga pika e bardhe e penalltisë, ndërkohë që kuqezinjtë barazuan shifrat me anë të futbollistit të sapo ardhur në merkato, Teo Hernandez, i cili goditi fortë nga jashtë zone.

Milani do të lerë nesër Italinë për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për turneun miqësor që është duke u zhvilluar.

FORMACIONI I MILANIT:

Donaruma; Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodriguez; Çalhanoglu, Bilia, Breshianini; Suso; Kastijeho, Piontek. (U aktivizuan: Konti, Gabia, Teo Hernandez, Borini).

Related posts

PARAQITJE TË DOBËTA TË YLLIT ARGJENTINAS/ Chelsea vendos së çfarë do të bëjë me Higuain

Delo.autor

“NA MUNGOJNË 8 PENALLTI”/ Analiza e Gilman Likës: Ka dashakeqësi, gjykimi na shkatërroi

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAELI/ FOTO EKSKLUZIVE: Nis hyrja e tifozëve në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment