Champions League Futboll Sport

Vidal diskrediton Cristiano Ronaldo, kiliani e tepron (FOTO)

Arturo Vidal nuk shquhet për diplomaci, jo vetëm në fushëne blertë, por edhe jashtë saj. Ndërhyrjet e tij të ashpra në fushë janë si pasojë e karakterit që ka dhe këtë kiliani e tregoi këtë pjesë të errët të tij edhe sot.

Mesfushori i Bayern Munchen kritikoi ashpër performancën e arbitrave që gjykuan Real Madrid–Bayern Munchen, këtë të martë në Bernabeu, me Çakir që nuk i dha dy penallti kampionëve të Gjermanisë. Pas barazimit 2-2 në Madrid, bavarezët u elimimuan për vitin e dytë radhazi në gjysmëfinalen e Champions League nga Real Madridi.

Vidal ndau në ‘story’ e tij në Instagram një fotografi të raportit të portalit “Bleacher Report”, që tregoi posterin e filmit “The Avengers”, por me fytyrat e superheronjve të zëvendësuar nga ata të shokëve të tij dhe vendi i keqbërësit u pushtua nga Cristiano Ronaldo.

Deri në këtë pikë gjithçka është e saktë. Po ku qëndron problemi? E pra, çfarë vendosi Vidal në fytyrën e CR7? Mesfushori e teproi duke e zëvendësuar fytyrën e portugezit me një cop m**.

Diçka e tillë me siguri, që nuk do t’i pëlqejë pesë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe mbështetasve të Real Madridit. Por jo vetëm madrilenët, të gjithë e kanë kritikuar mesfushorin kilian. Ky veprim i bërë nga ai ka marrë kritika nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale, të cilët e qortuan atë për mungesë respekti. Kjo është fotografia origjinale. Gjykojeni vetë.

Related posts

12 GOLA NË 6 NDESHJE/ Ish-sulmuesi i Kukësit nuk njeh limite, tjetër dopietë në kampionat

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri i Sherifit: Kishim nevojë për të kursyer energji, iu dhamë hapësira…

Delo.autor

Rojo fantastik, Argjentina kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment