Futboll Premier League Sport

PLAS NË ANGLI/ Futbollistët e klubit të Premier bëhen “gaz i botës” (VIDEO)

Yjet e Njukasëllit, Xhonxho Shelvej dhe Karl Darlou, janë filmuar gjatë një sherri fizik jashtë një dyqani picash, pak orë përpara nisjes në turin e Kinës.

16208104-7260441-Shelvey_circled_right_and_Darlow_circled_left_had_become_upset_w-a-4_1563466329968

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të së shtunës pas daljes nga pabi. Një dëshmitar ka treguar për “DailyMail” se mesfushori, i cili është edhe lojtari më i paguar i “qymyrxhinjve” me 75 mijë paund në javë, është fyer nga një grup tifozësh për mungesën e flokëve dhe në sherr më pas është përfshirë edhe portieri i Njukasëllit, i cili ka goditur njërin prej tyre.

Sherri

Shtatë orë më vonë, ata fluturuan me skuadrën në Kinë. Njukasëlli refuzoi që të komentonte, por po e heton ngjarjen dhe lojtarëve do t’u kërkohen shpjegime pasi të kthehen nga Kina në fundjavë.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Valencia ndal Barcelonën në “Camp Nou” dhe ndajnë pikët

Delo.autor

ËSHTË GJITHMONË E MË LARG TORINOS/ Mandzukic pranë rikthimit në Bundesliga tek…

Delo.autor

Ka më shumë se 10 vite te Man City, Guardiola do rinovimin e 32-vjeçarit

Isa.Autor

Leave a Comment