Futboll

Nga Ancelotti tek Ranieri, njihuni me katër kandidatët për stolin e Italisë

Ancelotti, Conte, Mancini dhe Ranieri – këta janë kandidatët e mundshëm për stolin e Kombëtares së Italisë.

Federata Italiane e Futbollit nuk arriti të zgjedhë presidentin e saj, ndaj Komiteti Olimpik ishte ai që caktoi edhe presidentin e komanduar, që do të jetë Roberto Fabbricini.

Pikërisht ky i fundit, bashkë me zëvendës Presidentin, Aleksander Costacurta do të kenë përgjegjësinë e përzgjedhjes së emrit të ri që do të drejtojë kombëtaren e futbollit, pas largimit të Venturës, fill pas dështimit të kualifikimit në finalet e Kupës së Botës.

“Mancini, Ancelotti, Conte dhe Ranieri. Duhet të qendrojmë brenda këtyre emrave”, u shpreh Fabbricini në fjalën e marrjes së detyrës, ndërsa pranoi se do të jetë pikërisht Costacurta ai që do të merret drejtpërdrejtë me këtë çështje.

Aktualisht vetëm Ancelotti është i lirë, por ky i fundit duket i pavendosur për të pranuar aventurën në krye të kombëtares. 3 të tjerët kanë pranuar se do të ishin të lumtur të merrnin stolin e Italisë, por që për momentin janë të lidhur në kontrata me klubet ku po punojnë.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se shanset më të mëdha i kanë Mancini dhe Ranieri, kjo pasi Conte dhe Ancelotti kanë ende kërkesa nga klube prestigjioze evropiane dhe mund ta lënë për më vonë eksperiencën në përfaqësuese.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ Guardiola “dridhet” para sfidës me Chelsea: Më mungon lojtari më…

Isa.Autor

Kevin De Bruyne mbron Guardiolën: Yaya Toure nuk ishte mjaft i përshtatshëm

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Salah vjedh shfaqjen, “magjitë” po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment