Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi zyrtarizon Balde, qëndron edhe Ebipi

Kukësi zyrtarizon goditjen e madhe në sulm. Amido Balde firmosi me kampionët në fuqi, ku do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit. Në kontratë parashikohet që në rast të paraqitjeve bindëse, lojtari do të ketë mundësinë të rinovojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi u prezantua nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi dhe menaxheri i skuadrës, Naim Halili. 26-vjeçari nga Guinea vjen pas aventurës te Maritimo në Primera Liga-n portugeze, ku mungesa e aktivizimit ka qene problemi më i madh.

Me 193 centimetrat e tij, Balde është me kuptimin e plot të fjalës një gjigant që i shtohet alternativave të trajnerit Pacult në repartin ofensiv. Në pritje që lojtari të gjejë formën më të mirë, e kaluara e tij duket e rëndësishme. Sulmuesi ka luajtur në Portugali edhe me Santa Clara-n e Vitoria Guimaraes, ku me këta të fundit ka fituar edhe Kupën.

Në palmaresin e tij, Balde ka edhe një titull kampion të Skocisë të fituar me Celtic, ndërsa të tjera etapa të rëndësishme në karrierë kanë qenë Cercle Brugge dhe Waasland-Beveren në elitën e futbollit belg, Hapoel Tel Aviv në Izrael dhe Metz në Francë.

Përveç sulmuesi nga Guinea, Kukësi ka mbajtur edhe mesfushorin ofensiv Lavdrim Ebipi. 23-vjeçari me origjinë shqiptare, por i lindur në Zvicër u afrua nga kategoria e 4-t gjermane, ndërsa është rritur në akademinë e Grasshoppers.

Gjatë provës disa-ditore Ebipi ka bindur stafin teknik të Kukësit për cilësitë e tij, me trajnerin Pacult që miratoi qëndrimin e lojtarit në skuadër, duke vlerësuar se në të ardhmen e afërt ai mund të kthehet në element të rëndësishëm.

Related posts

PIKANTE/ Fundi i “basteve”, gazetari i njohur “nxjerr në dritë” HISTORINË “alla shqiptare” të llotove (FOTO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK EKIPI I GATTUSOS/ Rrahmani flet si futbollist i Napolit: Jam mbrojtës agresiv, shpresoj që…

Delo.autor

“ROLI I PËRGATITËSIT ATLETIK…”/ Marcello Lippi ka një mesazh për Shqipërinë, ja çfarë thotë trajneri kampion bote… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment