Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

JO VETË ETRIT BERISHËN/ SPAL firmos kontratën mesfushor shqiptar… (FOTO)

Skuadra e SPAL i është bashkuar klubeve të tjera të mëdha italiane që kanë mbushur radhët e tyre me futbollistë shqiptarë jo vetëm në ekipin e parë. Pak ditë më parë, klubi i qytetit të Ferrarës firmosi me Etrit Berishën, duke e kthyer gardianin e kuqezinjve në zgjedhjen e parë për portën e saj në edicionin e ardhshëm në Serinë A.

Por tashmë, duket se ka hedhur sytë edhe nga të rinjtë e talentuar që kanë një të ardhme të garantuar në futbollin përtej Adriatikut. Kështu, sot ka zyrtarizuar transferimin e një mesfushori me shumë perspektivë, 17-vjeçarit Altin Kryeziu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Triglav Kranj në Slloveni.

Djaloshi vlerësohet si një mesfushor shumë cilësor e nuk është rastësi që ai ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U17 të Kosovës, duke marrë pjesë me këtë të fundit në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Related posts

“HUMBA KTHJELLTËSINË NGA LODHJA”/ Ibrahimovic: Penalltitë do t‘ia “dhuroj”… Kessie

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi vazhdon me strategjinë e saj, gati të “bllokojë” mbrojtësin e Kombëtares…

Delo.autor

Clinton Njie shënon golin e dytë ndaj Salzburgut

Sadik.Autor

Leave a Comment