Futboll Sport

SIMULIM ALLA NEYMAR/ Futbollisti algjerian “pushton” rrjetin, ja episodi i turpshëm (VIDEO)

Algjeria fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen kundër  Senegalit, në finalen e kupës së afrikës.

Lojtarët e kombëtares algjeriane e mbrojtën me forcë rezultatin, që ishte zhbllokuar që nga minuta e dytë e takimit me anë të Bunexhah.

Ndërkohë që Algjeria udhëhiqte 1-0 dhe Senegali po përgatitej për një goditje këndi në favor, Sofian Feguli i befasoi të gjithë.

29-vjeçari i Gallatasarajit mori një goditje të lehtë me bërryl nga Sadio Mane, qëndroi pak në këmbë dhe më pas u shtri në fushën e blertë sikur të ishte goditur me plumb.

Një episod i turpshëm që të kujton brazilianin Neymar.

Ironitë e tifozëve në rrjetet sociale nuk munguan, duke e quajtur lojtarin si kushëririn e Neymar.

 

Related posts

“FERRI” SERB në Champions/ Futbollisti kuqezi kthehet pas katër vitesh në BEOGRAD

Isa.Autor

FITUESI I TOPIT TË ARTË/ Modric: Dhënia fund e DOMINIMIT të Ronaldos dhe Messit, FITORE për futbollin

Isa.Autor

SHKËLQEN IMOBILE/ Lacio fiton me goleadë dhe largon Milanin nga “Championsi”

Isa.Autor

Leave a Comment