Futboll La Liga Sport

POGBA TEK REAL MADRID? Zinedine Zidane me përgjigjen e tij po i “trullos” të gjithë

Zinedine Zidane, nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë konferencës së parë për shtyp këtë verë, trajneri i Real Madridit ishte i paqartë me përgjigjen e tij duke ia lënë kohës në dorë të ardhmen e Pogbasë.

“Klubi e di se çfarë duam dhe kemi kohë përpara. Tani për tani jemi të përqendruar te këto ndeshje miqësore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditët në vijim”, është shprehur ai.

Mesfushori i Manchester Unitedit është përfolur për një largim nga “Old Trafford”, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që janë interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Operohet Emre Can, mesfushori pritet të rikthehet në…

Isa.Autor

MOMENTI EPIK/ Shikoni si gjyqtari i “dogji” golin Milanit dhe më pas kërkoi falje… (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ Wanda nuk përmbahet. Ja vendimi që do të marrë për ICARDIN në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment