Futboll La Liga Sport

PAS POLEMIKAVE TË SHUMTA BRENDA KLUBIT/ Drejtori i Barcelonës merr këtë vendim përfundimtar për Neymar

Kampionët e Spanjës pas shumë debateve të zhvilluara brenda bordit të klubit më në fund kanë marrë vendim përfundimtar për çështjen “Neymar”.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal në mënyrë indirekte i ka mbyllur derën Neymarit pasi Barcelona me transferimin e Griezmannit e ka kompletuar repartin e sulmit.

Përveç dyshes së famshme, Barcelona disponon edhe 3 sulmues të tjerë, të gatshëm për të startuar me ekipin e parë, bëhet fjalë për Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Malcom.

“Para se të vinte Griezmann na duhej edhe një sulmues për të plotësuar çdo pozicion në sulm me dy lojtarë. Pas transferimit të francezit nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës duke i mbyllur derën Neymarit.

Related posts

Projektohet rikthimi i Niang në Francë, e do Patrick Viera

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Villareal “fik” Bayernin, Benzema me dopietë ndaj Chelseat. Realit “i peshon” fanella në Londër

F.autor

ICARDI NË DEPRESION PAS NDARJES NGA WANDA/ Pochettino merr vendimin për sfidën ndaj Leipzig në Champions

Delo.autor

Leave a Comment