Futboll Seria A

Calhanoglu refuzon pagën e ‘majme’ nga Leipzig, dëshiron vetëm Milanin

Afati kalimtar i janarit ka përfunduar dhe skuadrat e mëdha kanë bërë disa përforcime.

Por ka prej tyre që nuk kanë arritur edhe lojtarët që dëshironin.

Njëra nga skuadrat është edhe RB Leipzig që për objektiv kishte mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Reprezentuesi i Turqisë ka filluar të shkëlqejë te Milani pas ardhjes së Genaro Gatusos.

Leipzig i kishte ofruar kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurove në stinor si dhe disa bonuse, por që u refuzua nga Calhanoglu.

‘Calciomercato’ ka zbuluar se turku tek Milani paguhet 500 mijë euro më pak në vit.

23-vjeçari dëshiron që të bëhet një futbollist i rëndësishëm te ‘Rossonerët’ dhe kjo është arsyeja që refuzoi kalimin te Leipzig.

Leipzig kishte gati një ofertë prej 30 milionë euro për Milanin, por që pas refuzimin të lojtarit nuk iu është dërguar fare skuadrës italiane.

Calhanoglu ka luajtur edhe më parë në Bundesliga për skuadrat si Hamburg dhe Bayer Leverkusen.

Related posts

PLAS NË ELBASAN/ Presidenti paralajmëron: S’e nxjerr ekipin në fushë ndaj Devollit nëse…

Delo.autor

SHQIPËRI-ANDORRA/ Seferit i japin numrin e Ronaldos, Kombëtarja gati për sfidën (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKAT NUK KANË FUND/ E pabesueshme çfarë ka bërë Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment