Futboll La Liga

Suarez: Kemi avantazh të lehtë ndaj Valencias

Luis Suarez pranon se fitorja 1-0 e Barcelonës kundër Valencias është vetëm një avantazh i lehtë në Copa del Rey, ndërsa ka thënë se goli nuk ka rëndësi për të, por vetëm fitorja.  

Suarez, shënoi golin e fitores gjatë pjesës së dytë dhe kjo është diferenca midis të dy palëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të së enjtes dhe sulmuesi paralajmëroi se pala e tij do të ballafaqohet me një detyrë më të ashpër në Mestalla javën e ardhshme.

“Është vetëm një avantazh i lehtë, 1-0 nuk është shumë, por do të marrim faktin se ata nuk shënuan”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes për Telecinco.

“Ata nuk na paraqitën shumë probleme, na treguan respekt dhe na ndihmuan, edhe pse ndeshja është ende e hapur”.

Festa e lojtarëve të Barçës pas golit të Suarezit (Getty Images)

“Pavarësisht se kishim disa shanse, ata u përpoqën të mbrohen. Kur e bëjnë këtë, ka vetëm pak hapësira të mbetura për ne”.

“Megjithatë, në pjesën e dytë, ne u përpoqëm të fitonim një avantazh më të madh. Ndeshja e dytë? Ne duhet t’i qasemi siç duhet”.

“Ata do të na bëjnë presion shumë dhe nuk mund të jemi në gjumë. Duhet të jemi të fokusuar”.

“Vrapimi im pas golit? Po ndihmon ekipin, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Tani duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi uruguaiani.

Related posts

Mbyllet pjesa e parë/ Roma në avantazh ndaj Inter, por shihni statistikat e ndeshjes

Q.Autor

RONALDO NË VERSIONIN “ULTRAS” TË REALIT/ Ja si e festoi CR7 golin e Vinícius (VIDEO)

Delo.autor

Sarri në vend të Gattuso-s nëse Milan nuk kualifikohet në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment