Futboll Kombëtarja Kosova Shqipëri Sport

PESË SHQIPTARË NË FORMACION/ Skuadra zviceriane triumfon në ndeshjen e parë të kampionatit

Skuadra zviceriane e Kriensit në militon në ligën e dytë zviceriane, ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të kampionatit, me 5 shqiptarë në formacion.

Vendasit mposhtën me rezultatin 1-0, Vaduzin falë golit të sulmuesit Rrezart Hoxha, në fundin e pjesës së parë.

Kapiten i skuadrës së Kriensit është mesfushori i Kombëtares, Burim Kukëli, i cili u transferua disa javë më parë nga radhët e Sionit, ndërkohë që veç Kukelit dhe Hoxhës, në formacionin titullar ishin të pranishëm edhe 3 shqiptarë të tjerë.

Bëhet fjalë për 2 qendërmbrojtësit Elvedi dhe Berisha, si dhe mesfushorin 22-vjeçar, Albin Sadrijaj. Kriensi është pretendent këtë sezon për tu ngjitur në Superligën zviceriane, teksa ka ndërtuar një skuadër tepër të fortë.

Related posts

“JUVENTUS FAVORIT PËR TITULLIN E SERIE A”/ Bergomi: Inter vuan pa yllin Lukaku, ja pse e mbroj Conten

Delo.autor

HUMBET MUNDËSINË ARTË/ Portieri i Tottenhamit pret penalltinë e Agueros (VIDEO)

Delo.autor

“Gjeli” sqaron konfliktin me presidentin e Torino-s

Q.Autor

Leave a Comment