Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPRASKENË ME “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Fiorentinës tregon: Ju tregoj si kinezët ndryshuan gjithçka brenda natës…

Vetëm një vit më parë Milani kaloi nga kinezët tek Fondi Elliot, por para se ta merrnin amerikanët në bisedime ishin edhe të tjerë.

Presidenti aktual i Fiorentinës, Roko Komiso, interesohej para një vitit për të marrë Milanin dhe ishte afër një marrëveshje, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, presidenti i Fiorentinës, tregon prapaskenat duke u shprehur: “Ne ishim shumë pranë hedhjes së firmës përfundimtare dhe ndërkohë që po prisnim dokumentat nga z.Li, të cilin nuk e pashë kurrë dhe nuk fola asnjëherë, brenda natën ndryshoi gjithçka. Ai ndryshoi bankat, konsulentët, avokatët, klauzolat dhe gjithçka tjetër. Mendova se disa të tjerë kishin bërë oferta më të mira se e imja, por nuk ndodhi kështu sepse ata humbën 500 milionë euro në vetëm një vit e gjysmë, megjithëse unë nuk e di të gjithë historinë.”, u shpreh Komiso.rocco-commisso-acm

Kujtojmë se vetëm para pak kohësh italiani bleu klubin e Fiorentinës, që nuk ishte në një formë të mirë në sezonet e fundit. Ai shpreson që nën drejtimin e vjollcëve, të arrijë suksese të mëdha, dhe të fitojnë trofe për të kënaqur edhe tifozët.

Related posts

SUSO MUND TË SAKRIFIKOHET/ Milani mendon për anësorin e Juventusit

F.autor

“SHPRESOJ TË MOS NDALOJ SË SHËNUARI”/ Flet sulmuesi Bardhi: E veçanta e këtij derbi është se do të…

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi premton spektakël, të pranishëm në stadium edhe…Hetimi Tatimor (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment