Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPRASKENË ME “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Fiorentinës tregon: Ju tregoj si kinezët ndryshuan gjithçka brenda natës…

Vetëm një vit më parë Milani kaloi nga kinezët tek Fondi Elliot, por para se ta merrnin amerikanët në bisedime ishin edhe të tjerë.

Presidenti aktual i Fiorentinës, Roko Komiso, interesohej para një vitit për të marrë Milanin dhe ishte afër një marrëveshje, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, presidenti i Fiorentinës, tregon prapaskenat duke u shprehur: “Ne ishim shumë pranë hedhjes së firmës përfundimtare dhe ndërkohë që po prisnim dokumentat nga z.Li, të cilin nuk e pashë kurrë dhe nuk fola asnjëherë, brenda natën ndryshoi gjithçka. Ai ndryshoi bankat, konsulentët, avokatët, klauzolat dhe gjithçka tjetër. Mendova se disa të tjerë kishin bërë oferta më të mira se e imja, por nuk ndodhi kështu sepse ata humbën 500 milionë euro në vetëm një vit e gjysmë, megjithëse unë nuk e di të gjithë historinë.”, u shpreh Komiso.rocco-commisso-acm

Kujtojmë se vetëm para pak kohësh italiani bleu klubin e Fiorentinës, që nuk ishte në një formë të mirë në sezonet e fundit. Ai shpreson që nën drejtimin e vjollcëve, të arrijë suksese të mëdha, dhe të fitojnë trofe për të kënaqur edhe tifozët.

Related posts

MUND TË QUHET E MBYLLUR/ Skënderbeu siguron lojtarin me të cilin nisi kapitullin e suksesshëm

Delo.autor

Balotelli: Cavani është më i mirë se Neymar, por Zlatan është në një dimension tjetër

Sadik.Autor

“VETËM 4 MINUTA?” Ancelotti dhe yjet e Real-it ankohen, arbitri kundërpërgjigjet dhe i “fundos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment