Futboll Seria A

Conte ‘mërzitet’ me Premier League, i gatshëm të rikthehet në Itali tek…

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i etur të rikthehet në Itali dhe ta marrë pozitën boshe të trajnerit të Kombëtares së Italisë, sipas presidentit të komanduar të Federatës së Futbollit të Italisë, Roberto Fabbricinit.

Conte e braktisi stolin e Italisë për të kaluar në Chelsea pas kampionatit evropian “EURO 2016”, por pasuesi i tij Gian Piero Ventura u shkarkua pasi nuk arriti ta çojë Italinë në Kupën e Botës “Rusia 2018”, transmeton Express.

Spekulimet rreth së ardhmes së 48-vjeçarit janë rritur pas humbjes turpëruese 0:3 të Chelseat në shtëpi ndaj Bournemouth të mërkurën mbrëma.

Nëse Conte shkarkohet nga Chelsea, atëherë ai pritet ta marrë drejtimin e Italisë përsëri.

Related posts

PRANË RINOVIMIT ME “DJAJTË E KUQ”/ De Gea bëhet portieri më i paguar në botë, ja rroga “faraonike”

Delo.autor

“KOMBËTARJA NUK KA STRATEGJI, S’DIMË PËR ÇFARË LUAJMË”/ Rudi Vata: Bënë mirë te Shpresat, por…

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Pas një aksioni nga “Demat”, mesfushori Rrapaj ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment