Futboll Ligue 1

Spekulimet për largimin nga PSG, Neymar: Ky është veç fillimi!

Neymar ka insistuar se karriera e tij në Paris Saint-Germain veçse po fillon, përkundër spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin me një rikthim në Spanjë te rivali i ish-klubit të tij, Real Madridi.

PSG-ja do të luajë nesër në udhëtim te Lille, tamam gjashtë muaj pas transferimit rekord të Neymarit nga Barcelona, transmeton Express.

Neymar ka thënë se nuk e ka pritur një fillim të tillë në PSG, pasi ka shënuar 26 gola në 24 ndeshje.

“Nuk e prisja këtë në fillim, këto statistika me PSG-në. Por, këtu jam për t’i ndihmuar bashkëlojtarët dhe klubin”, ka thënë Neymar për PSG TV.

Ai ka thënë se ka për të dhënë shumë për PSG, përkundër spekulimeve që e largojnë atë nga kryeqyteti francez.

“Ky është veç fillimi”, ka thënë 25-vjeçari.

“Të besh histori me klub është e rëndësishme për një lojtar. Prandaj kam ardhur këtu. Të bëj histori dhe ta ndihmoj PSG-në të përparojë”, ka shtuar ai.

Related posts

Fakaj: Situatë problematike, po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar

Sadik.Autor

Gatuzzo-Melo/ Shikoni disa nga momentet ku ndeshja e futbollit kthehet në fushë “betejë” (VIDEO)

Isa.Autor

ARRITI SUKSESIN NË SUPERKUPË/ Shaqiri shprehet për Kombëtaren e Kosovës: Jam krenar që… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment