Sport

ALARM TEK PARTIZANI/ Arbitri rus ndaj Sherifit bën skandal, ja vendimi i federatës

UEFA ka vendosur që ndeshja e 25 korrikut, Partizani-Sherfif Tiraspol, të gjykohet nga një treshe arbitrash rusë, me kryesor Kirill Levnikov.

Sikur të mos mjaftonte konflikti i interesit, pasi kundërshtari i të kuqve vjen nga një territor në Moldavi, por me ndikim rus, gjyqtari 35-vjeçar vjen pas një skandali që ka bërë në fundjavën e shkuar në Premier Ligën e Rusisë. Më 20 korrik, Levnikov ka qenë gjyqtari i ndeshjes Rostov-Spartak Moskë, që ka përfunduar në shifrat 2-2, por arbitrimi është kontestuar, pasi ka gabuar në këtë takim.

Gabimi i Lenikov, i cili të enjten do të mbajë drejtësinë në duelin Partizani-Sherif Tiraspol, ka bërë bujë në Rusi, ku 35-vjeçari ka falur një lojtar të Spartakut duke mos i dhënë kartonin e dytë të verdhë. Pikërisht, bëhet fjalë për mosakordimin e kartonit për mesfushorin Zelimkhan Bakajev. Drejtuesit e Rostovit e kanë apeluar gabimin e arbitrit direkt pas ndeshjes te presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandër Dyukov, te departamenti i arbitrimit, por edhe tek inspektorët e federatës që ishin të pranishëm në këtë duel.

Mediat ruse njoftojnë se drejtuesit e Rostovit kanë kërkuar që Levnikov duhet të largohet nga detyra si arbitër, për shkak të gabimeve që ka bërë në ndeshjen e së shtunës ndaj moskovitëve të Spartakut. Shefi i departamentit të gjykimit dhe inspektimit të shoqatës së futbollit rus, Aleksandër Egorov, ka pohuar për mediat vendëse se gjyqtari me stemën e FIFA-s, Kirill Levnikov, ka gabuar në takimin Rostov-Spartak, duke mos treguar kartonin e dytë të verdhë për Bakajev.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Pranë golit gjirokastritët, Gjoni bën ndërhyrje deçizive (VIDEO)

Isa.Autor

UDHËTON NË ARGJENTINË/ De Rossi gati për skuadrën e re…

Delo.autor

RENDITJA PËR NDËSHKIMET ME TË VERDHË/ Sergio Ramos mbretëron në “dhunë”, Cana vazhdon të lërë ende gjurmë

Delo.autor

Leave a Comment