Futboll Seria A Sport

PËRMBALLJA MIQËSORE NDAJ BAYERN/ Trajneri Giampaolo: Rruga është e gjatë, por duhet…

Krahas merkatos, tashmë trajneri Marko Xhampaolo po hedh idetë e tij tek Milani. Pas ndeshjes së parë me Novarën, kuqezinjtë gjenden në turin amerikan të miqësoreve, dhe takimin e radhës e kanë ndaj Bajernit të Mynihut.

Tekniku i “Djallit”, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes, foli për disa çështje të klubit, ndërsa u shpreh se po përpiqet t’i kthejë identitetin Milanit.

PËRGATITJET – Impenjimi për Bajernin është i një niveli të lartë. Kemi 10 ditë që punojmë bashkë, dhe pres të shoh në fushë gjërat që kemi punuar. Kam besim se skuadra ka punuar me përkushtim, dhe me ndjenjën e përgjegjësisë. Këto teste do na tregojnë ku jemi, dhe ku duhet të punojmë. Më shumë se rezultati, në këto ndeshje më intereson performanca, dhe të shoh rritjen e lojtarëve.

EKIPI – Nuk ka ndonjë futboll të veçantë që të quhet mënyra e Xhampaolos. Unë kam ide, lojtarët me kualitetet e tyre duhet të kuptojnë këto ide. Duam të kemi diçka tonën në fushë, që të njihemi. Rruga për ta bërë këtë është e gjatë dhe e lodhdshme, por duhet të kemi vizion për të arritur rezultate të rëndësishme.

PIONTEK – E kam njohur Krisin si kundërshtar, tani po e shoh më nga afër sepse po e stërvis. Është një futbollist i kompletuar. Ka fuqi, teknikë, dhe një nuhatje të mirë për portën. Në këto pak ditë, më ka pëlqyer tej mase.

Related posts

COVID-19/ Lajm i keq për Juventus, dy persona rezultojnë pozitivë me koronavirus

Delo.autor

NDIZET “EL CLASICO” PËR MERKATO/ Real nis kundërsulmin për Neymar

F.autor

TË JASHTËZAKONSHËM/ Nuk përmbahet dyshja Benzema-Hazard, realizojnë dy SUPER GOLA ndaj Alaves (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment