Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Ronaldo rikthehet në Spanjë, ja “preja” e preferuar

Kristiano Ronaldo do të rikthehet në Madrid, për të luajtur kundër Atletikos, por jo me ngjyrat e fanellës së Realit, por me ato të Juventusit.

Edhe pse skuadra e Simeones ka pasur një ndër mbrojtjet më të mira në Europë dhe në Spanjë, vitet e fundit, ekipi i tij ka pësuar plot 22 gola nga Ronaldo, në 31 ndeshje. Atletiko është “preja” e tretë më e preferuar e portugezit, pasi vetëm Seviljës dhe Getafes i ka shënuar më shumë, respektivisht 27 dhe 23 gola.

Në 31 ndeshjet e luajtura, sulmuesi i Juventusit ka dalë fitues 14 herë, ndërsa nga 8 herë ka barazuar dhe ka humbur. Në sezonin 2016-2017, kur Reali takoi Juven në finale, Ronaldo me një tripletë në “Bernabeu”, siguroi që në ndeshjen e parë gjysëmfinale një kalim kundër Atletikos.

Related posts

INTER HEQ DORË/ Lazio hidhet sërish në sulm për Kumbullën. Tare dërgon tjetër ofertë te Verona

Delo.autor

ABAZAJ SËRISH PROTAGONIST/ Futbollisti shqiptar fiton penallti në ndeshjen e kampionatit (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia arrin marrëveshjen me futbollistin maqedonas… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment