Futboll Sport

KUALIFIKUESET EUROPA LEAGUE/ Përballja mes Shkëndijës dhe Dudelange, kërkon fitore

Shkëndija e Tetovës u eliminua pak ditë më parë nga Liga e Kampionëve, duke u mundur nga Nome Kalju me rezultatin 1-2 në Shkup. Ajo humbje, i ka mërzitur jo pak tifozët kuqezi të cilët, megjithatë nuk e kanë humbur pasionin për skuadrën dhe sot pritet të jenë të shumtë në ndeshjen e Ligës së Europës.

Të besuarit e Qatip Osmanit, do të presin në shtëpi skuadrën surprizë të Dudelanzhit, skuadër që sezonin e shkuar arriti deri në grupet e Ligës së Europës. Pas eliminimit në Champions, skuadra shqiptare nuk mund t’i lejojë vetes një eliminim tjetër edhe nga Liga e Europës, ku sot para tifozëve synohet vetëm fitorja.

Një motivim më shumë, është fakti se në turin pasardhës mund të përballen sërish me Nome Kaljun dhe kanë mundësinë më të mirë për të marrë hak. Nome Kalju luan në Champions ndaj Sëlltikut dhe shanset që të kalojë më tej, janë thuajse zero.

Related posts

PRITEN VIZITAT MJEKËSORE/ Napoli gati 15 milionë euro për kapitenin e Kosovës…

Delo.autor

Lacio prezanton fanellën e re, Strakosha prezanton shqiponjën (FOTO)

Isa.Autor

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË NË CHAMPIONS/ Sekretet e trajnerit: Nga kategoria e katërt gjermane, në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment