Futboll La Liga Sport

KUPTON PËRGJEGJËSINË SI LOJTAR I “LOS BLANCOS”/ Hazard flet si madrilen: Te Reali duhet të fitosh tituj, ndryshe…

Eden Hazard e kupton përgjegjësinë e të qenurit lojtar i Real Madridit dhe rëndësinë e madhe që titujt kanë në këtë klub.

Anësori belg, i cili iu bashkua të bardhëve këtë verë nga Chelsea, theksoi se te Real Madridi është shumë e rëndësishme të fitosh tituj çdo vit.

Reali pati një sezon të vështirë 2018-2019, pasi përfundoi në vendin e tretë në La Liga, ndërkohë që rivali i përhershëm, Barcelona, fitoi titullin kampion.

Hazard, i cili e udhëhoqi Chelsean drejt triumfit në Ligën e Europës sezonin e kaluar, e kupton rëndësinë e titujve në “Santiago Bernabeu”.

“Kur luan për Real Madridin duhet të fitosh tituj çdo vit. Duhet të fitosh, fitosh, fitosh”, tha Hazard

“Nëse s’e fiton Ligën e Kampionëve, tifozët zhgënjehen dhe kjo është e pritshme. Në këtë klub gjithmonë dëshiron të fitosh prandaj dhe jam këtu”, theksoi ai.

Related posts

NEWCASTLE – MANCHESTER CITY/ Guardiola synon të fitojë ndeshjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë Botërorin me Egjiptin

Sadik.Autor

LUFTËTARI I ARTEVE MARCIALE UFC/ McGregor tani thotë se tezja nuk i vdiq shkaku i koronavirusit, por…

Delo.autor

Leave a Comment