Futboll Sport

PAMJET FILMIKE TRADHËTOJNË SUEDEZIN/ Ibrahimovic goditi me bërryl kundërshtarin, rrezikon dënimin (VIDEO)

Zllatan Ibrahimovic ishte protagonist absolut këtë herë me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi, teksa realizoi një tripletë. Mirëpo, bëmat e Ibrës nuk mund të ndalen vetëm te golat e shënuar.

Përveç deklaratave aspak modeste, të cilat tashmë janë të zakonshme, sulmuesi është filmuar teksa godet me bërryl në pjesën e faqes, një kundërshtar në fushë. Pamje të cilat i kanë shpëtuar arbitrit, megjithatë tashmë me provën televizive, suedezi rrezikon një dënim me disa ndeshje skualifikim.

Ndërkohë, kundërshtari ka treguar në rrjetet sociale pasojat kur pëson një goditje me bërryl nga Ibrahimoviç. Tashmë, El Monir do t’i duhet të nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, pasi goditja ishte e fortë duke i shkaktuar edhe një frakturë.

Related posts

Historia e gjermanit të Frankfurt/ Mposhti kancerin dhe fitoi Kupën!

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Humbi formacionin sepse nuk hiqte dot UNAZËN E MARTESËS (VIDEO)

Isa.Autor

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Sadik.Autor

Leave a Comment