Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Bavarezët mposhtin Milanin në miqësore (VIDEO)

Bayern Munchen u përball me Milanin në një miqësore luksi, e cila ishte e vlefshme për “Internacional Champions Cup”.

Bavarezët kanë mundur kuqezinjtë 1-0 me një gol të shënuar nga Goretzka në minutën e 45+3 të takimit.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat dhe kjo sfidë u vulos me rezultatin e ngushtë.

Ishte një takim luksi, në të cilin trajnerët nuk bënë shumë ndërrime siç është e zakonit në të tilla sfida miqësore.

Nga minuta e parë në këtë sfidë luajti Teo Hernandez për Milanin, gjithashtu pas sulmuesve e nisi dhe djali i Maldinit, Daniel.

Nga ana tjetër Bayerni startoi nga minuta e parë me blerjen e re, Pavard.

Milani ndeshjen e radhës miqësore do ta luajë me Benficën, ndërsa Bayerni me skuadrën turke të Fenerbahces.

Related posts

U LARGUA NGA FORMULA 1 SI FITUES/ Kampioni i botës konfirmon: Nuk do të rikthehem më në pistë

Delo.autor

Coppa Italia, Napoli mposht Udinesen dhe kalon në çerekfinale

Q.Autor

“EDHE DUAN TË LUAJNË ME JUVENTUS…”/ Ja momenti i “shpërthimit” të Allegrit kundër futbollistëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment