Futboll Sport

SFIDA DHUROI SPEKTAKËL/ Real Madrid triumfon ndaj “Topçinjve” falë penalltive (VIDEO)

Reali i Madridit triumfoi ndaj Arsenalit falë penalltive, në një ndeshje miqësore të vlefshme për “Internacional Champions Cup”.

Edhe pse miqësore, sfida dhuroi spektakël, gola, penallti madje dhe karton të kuq.

Ishte mbrojtësi i Realit, Nacho, i cili me dy të verdha për katër minuta, la skuadrën e tij me 10 lojtarë që në minutën e 9-të.

Lacazette me penallti dhe Aubameyang, në minutat 10-të dhe të 24-të i dhanë sigurinë e dy golave Arsenalit, që mendoi se sfida përfundoi.

Por, Reali me Bale dhe Asension në minutën e 56-të dhe të 59-të barazoi dhe sfida shkoi drejt penalltive.

Aty Reali shënoi tre herë nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa Arsenali dy herë.

Bale për madrilenët dhe Xhaka, Monreal e Barton gabuan për “Topçinjtë”.

Related posts

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Rooney deklaron: Van Gaal ka qenë trajneri më përgatitur se…

Delo.autor

CHAMPIONS U SIGURUA/ Tani Lampard pritet të zyrtarizojë blerjen e bujshme

Delo.autor

Lippi: Dy vite spektakolare, më pas erdhi ai ‘black out’

Sadik.Autor

Leave a Comment