Futboll Sport

PANIK TEK REAL MADRID PAS TRIUMFIT/ Asensio dëmtohet rëndë dhe dërgohet urgjentisht në spital

Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta sa luajti në miqësoren ndaj Arsenalit, duke shënuar edhe një gol.

Por në minutën e 64-t ylli spanjoll mbeti i shtrirë në tokë pas një ndërhyrje nga mbrojtësit e “Topçinjve”.

Gjestet e tij të dhimbjes, me duart që mbulonin fytyrën e tij, nuk parashikonin ndonjë gjë të mirë. As fytyrat e shokëve të tij, të cilët u përpoqën ta ngushëllonin.

Ende nuk është e vërtetuar, por Asensio thuhet se ka thyer krucialin e gjurit të majtë, një goditje për Realin dhe mbi të gjitha për futbollistin, të cilit nëse i konfirmohet ky lëndim do të jetë jashtë fushave për 8 apo 9 muaj.

Lojtarit iu desh të largohej me ambulancë për në spital, dhe tashmë zbulimet e para nga mjekët e skuadrës nuk treguan ndonjë gjë pozitive. Për më tepër, ai u transferua drejt e në spital.

“Ne jemi të shqetësuar, është gjuri. Ai ka shkuar drejtpërsëdrejti në spital për testime, por duket e keqe dhe është lajm më i keq i ditës për ne”, tha Zidane pas fitores me penallti me Arsenalin në miqësore.

Related posts

JO VETËM SHKURTAJ/ Partizani do edhe një tjetër SUPER LOJTAR nga Luftëtari

Isa.Autor

VERONA-INTER/ Pas një super asist nga Hakimi, “Demi” Lautaro zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON REVOLUCIONIN E MADH/ Zidane dëshiron të mbajë 17 lojtarë në ekip, listës i mungon emri i madh

Delo.autor

Leave a Comment