Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË SI NJË BABA I DYTË”/ Nesta: Ancelotti s’i braktis kurrë lojtarët e tij, Pirlo ishte 80% e Milanit tim

Alessandro Nesta e njeh mirë Carlo Ancelottin. Ish-mbrojtësi kaloi shumë vite nën drejtimin e trajnerit te Milani. Një trajner për të cilin ka vetëm fjalë të mira, që shërben si frymëzim i tij edhe tani që ka filluar vetë një karrierë në stol.

Ancelotti është një baba i dytë, një trajner që të bën ta përjetosh mirë, edhe nëse kërkon shumë nga ti. Unë do të kisha bërë gjithçka për të. Ai është dikush që nuk i braktis lojtarët, edhe nëse janë të dëmtuar. Carlo është një sfungjer që thith problemet, duke e lënë ekipin të qetë. Berlusconi dhe Galliani ishin njerëz të mësuar të fitonin dhe, pa dyshim, i bënin presion trajnerit. Sidoqoftë, ai erdhi në fushë me një buzëqeshje në fytyrë”, – thotë Nesta në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”, duke kujtuar ato kohëra te Milani.

Më tej, ish-mbrojtësi i shquar vazhdon: “Ancelotti më frymëzon me mënyrën e tij të menaxhimit të dhomës së zhveshjes dhe lojtarëve të rëndësishëm. Nuk është e lehtë të menaxhosh kampionët. Ato janë si gratë, të komplikuara”.

Nesta kujton gjithashtu se si filloi të luante futboll si fëmijë: “Kur isha vetëm fantazoja të luaja në ‘Olimpico’. Kur babai im më bleu disa këpucë të reja futbolli, fjeta me to. Babai im ishte i fiksuar me futbollin, por mbi të gjitha me Lazion. Vëllai im kishte një problem në këmbë dhe mjeku rekomandoi se do të ishte mirë që ai të merrej me sport. Babai tha se do ta angazhonte me futboll. Unë qava dhe thashë: Edhe unë dua të luaj futboll. Dhe kështu fillova”.

Ai ka momente shumë të mira nga koha e tij te Milani, megjithëse fillimet ishin të komplikuara: “Unë kam kujtime të mrekullueshme nga Milani, kam kaluar dhjetë vite atje, edhe pse në fillim nuk kam dashur të jem në Milano. Por, pas 6 ose 7 muajve të parë u ambientova dhe në Milano ndihesha si një zot”.

Nga të gjithë shokët e tij të skuadrës te Milani dallohen disa: “Andrea Pirlo ishte 80 për qind e ekipit. Një nga më të mirët me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Unë do të merrja me vete me pushime Gennaro Gattuso, do të doja që ai të ishte me mua në fushë, sepse e dini mirë se nuk do t’ju tradhtojë”.

Për mbrojtësit më të mirë aktualë, Nesta thotë: “Van Dijk; ai ka gjithçka, është i fortë, i fortë në lojën ajrore… Thiago Silva; i shpejtë, teknik, i shkëlqyeshëm. Te Milani luajti me mua, por në fakt e lashë vetëm. Unë isha i vjetër, i mbaruar, ai ecte me 2000 në orë. Sergio Ramos; kurrë nuk ka pasur njeri me teknikën e tij”.

Sa iu përket sulmuesve me të cilët është përballur, ish-mbrojtësi kuqezi tregon më të vështirin: “Ronaldo, Fenomeni. Kam markuar shumë sulmues të shquar, djem të mirë, por ai ishte i çmendur”.

Related posts

I dënuar në Europë/ Ja “dhurata” e Atletikos për trajnerin Simeone në Superkupë

Isa.Autor

NISIN VITIN 2021 ME FITORE SPEKTAKOLARE/ “Topçinjtë” mposht me “POKER” West Brom

Delo.autor

BËRI PARAQITJE FANTASTIKE/ Ja kush shpallet lojtari i javës në Champions League (FOTO)

F.autor

Leave a Comment