Futboll Sport

MUND TË MUNGOJË 9 MUAJ/ Ja momenti i dëmtimit të Asensios në miqësore (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit tësotëm, Reali i Madridit dhe Arsenali zhvilluan një miqësore në kuadër të përgatitjeve para se të nisë sezoni.

Por, lajmi më i keq i cili mund të vijë nga këto sfida testuese janë dëmtimet e futbollistëve, pasi ende nuk kanë arritur të jenë në formë dhe janë më të predispozuar të pësojnë lëndime.

I pafat ishte edhe lojtari i Real Madridit, Marco Asensio. Gjatë fraksionit të dytë të lojës, teksa më parë kishte shënuar edhe një gol, spanjolli u ndal pas një dueli me Aubameyang.

Në fakt, dëmtimi nuk ndodhi për faj të lojtarit të Arsenalit, por Asensio pasi ndjeu dhimbjen në gju, mbeti i shtrirë përtokë.

Në pamje të parë duket një dëmtim tepër i rëndë, teksa iu desh të largohej nga fusha me ambulancë, duke u transportuar për në spital.

Nëse konfirmohet se lojtari ka këputur ligamentet e gjurit, atëherë flitet për të paktën 6 muaj jashtë fushave, ndërsa rikuperimi i plotë mund të shkojë deri në 9 muaj.

Related posts

ISHTE I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Trajneri i njohur 65-vjeçar i bën “gol” COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

NBA/ Harden nuk mjafton për Houston, Giannis lider për Milwaukee

Delo.autor

Leave a Comment