Futboll Sport

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

Renato Sançes është kthyer prej disa muajsh në ëndrrën e drejtuesve të Milanit, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me portugezin dhe janë të gatshëm t’i dorëzojnë atij çelësat e mesfushës së skuadrës së Piolit. Por një lëvizje e fundit e PSG-së mund të ndryshojë gjithçka, pasi duket se parisienët janë gati të rrëmbejnë futbollistin nga radhët e Lilës.

Mediat franceze bëjnë të ditur se Luis Kampos, ish-drejtuesi i Lilës e tashmë njeriu i merkatos së PSG-së, ka nisur kontaktet për të mundësuar transferimin e tij. Kampos ishte ai që kishte insistuar që disa vite më parë që Renato Sançes t’i bashkohej Lilës e duke qenë edhe mik me Zhorzh Mendeshin, menaxherin e futbollistit, ka bërë një hap para sa i përket sigurimit të firmës së tij.

Luis Kampos, gjatë karrierës së tij, në fakt, ka bërë biznes edhe me klubet shqiptare, më saktësisht me Skënderbeun. Në vitin 2017, ai bleu nga radhët e korçarëve për 300 mijë euro talentin Agim Zeka, duke e transferuar në radhët e klubit të Lilës, ku portugezi sapo kishte filluar punë si drejtor sportiv.

ALTERNATIVA

645646

Ndërkohë, raportohet se “Djalli” nuk e ka humbur besimin për të siguruar mesfushorin. Në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët, alternativa do të ishte Enco Fernandezi për të cilin River Plejti kërkon 18 milionë euro. Në sezonin e fundit ai ka shkëlqyer me “Los Milonarios” duke luajtur 22 ndeshje gjatë të cilave ka shënuar 9 herë e ka gjetur pasimin e duhur në 6 raste. Ai mund të luajë mesfushor, por edhe më i avancuar, teksa në CV ka edhe disa grumbullime me kombëtaren e Argjentinës pa mundur të debutojë.

Related posts

EKSKLUZIVE / Greku i parë në historinë e kampionatit, përshëndetet me Luftëtarin

Sadik.Autor

Zbardhen DETAJE TË REJA për vdekjen e lojtarit: Shokët e skuadrës shqyen derën me shkelma

Q.Autor

SHIFRA TË ÇMENDURA/ 241,5 milionë euro për 7 blerje, por Chelsea është një zhgënjim total

F.autor

Leave a Comment